Ditën e sotme, thuajse paralelisht me njoftimin e ministres së Arsimit Evis Kushi për pezullimin e mësimit në 16 shkolla në bashkinë Shkodër, kanë nisur të shfaqen edhe disa njoftime në faqe web, të cilat thonin se edhe Universiteti i Shkodrës ndërpret procesin mësimor.
Në fakt, bëhet fjalë për informacione të rreme, në disa faqe që pretendojnë se janë të universitetit të Shkodrës. Ndërkohë, zëdhënësja e “Luigj Gurakuqit”, Rozafa Shpuza, ka konfirmuar sa më poshtë:
“Ju bëjmë me dije se Universiteti i Shkodrës ditën e hënë, datë 21.11.2022, do të vazhdojë procesin e rregullt mësimor. Lajmërimet që janë bërë në disa faqe web janë të rreme.”.
Nuk është e qartë se kujt i intereson shpërndarja e informacioneve të tilla rë rreme, por e rëndësishme është se universiteti i Shkodrës do të vijojë rregullisht procesin mësimor ditën e neserme e në vijim.