“Ujku” ka sot ditëlindjen, mbreti i golshënuesve të Supërligës Shqiptare Vioresin Sinani feston 44 vjetorin…

Mbreti i golshënuesve të Superligës Shqiptare në të gjithë historinë e tij, Vioresin Sinani api “ujku”, siç e thërrisnin tifozët,  feston sot 44- vjetorin e lindjes. Një sulmues tipik race, gjahtar golash dhe frika e të gjithë mbrojtësve që e patën përballë, Sinani është një nga emrat më të mëdhenj dhe të rëndësishëm të futbollit kuqeblu por edhe atij shqiptar.

Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës me klubin e vendlindjes Vllaznia, por gjithashtu ka pasur përvoje edhe me klube të tjera shqiptare si Dinamo, Tirana dhe Besa. Jashtë vendit, Sinani ka luajtur me NK Varteks në Kroaci dhe Kayserispor në Turqi.


Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Vllaznisë dhe ishte gjithashtu anëtar i formacionit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit. Me 208 gola, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore me 208 gola që nga debutimi i tij me Dinamon në vitin 1996 dhe golashënuesi më i mirë i Vllaznisë me 178 gola.

Në janar 2012, ai lajmëroi se do të deklaronte tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit 2011–12, pasi ai ishte 34 vjeç dhe ishte emëruar si ndihmës-trajneri i Rudi Vatës. Ai u tërhoq zyrtarisht më 25 gusht 2012 përpara fillimit të ndeshjes së parë të sezonit 2012–13 kundër Skënderbeut në stadiumin Loro Boriçi. Atë ditë u mbajt një ceremoni lamtumire për të festuar karrierën e tij, që u organizua nga Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Ai u nderua nga presidenti Armando Duka me një “pllakatë vlersimi” për shërbimet e tij për futbollin shqiptar dhe Vllazninë. Vllaznia gjithashtu lajmërua se fanella me numrin 9 do të tërhiqej përkohësisht në sezonin 2012–13.

Ai ishte pjesë e kombëtares shqiptare që fitoi trofeun “Rothmans” në Malta që u zhvillua në vitin 2000. Ai shënoi golin e tij të vetëm ndërkombëtar në ndeshjen finale kundër Maltës që i solli edhe trofeun kombëtares. Sinani ka zhvilluar gjithsej katër paraqitje me kombëtaren por asnjëra nga këto nuk ishin ndeshje kompetitve nga UEFA ose FIFA. Sinani ka qenë edhe trajner i Kombëtares së femrave të Shqipërisë por edhe pjesë e grupit të trajnerëve të moashave tek Akademia Vllaznia.

Edhe 100 Vioresin Sinani!