Çdokush që ndodhet në Shkodër apo ka mundësi të shkojë në këtë event do të jetë i nirëpritur nga artisti Alfred Mirashi Milot dhe autoritet lokale.
Kjo vepër arti nuk është e madhe vetëm në dimensione fizike, por është po aq gjigande në emancimin socio-politik e kulturor që synon të përcjellë.
Nevojitet një botë më e mirë se e sotmja, një botë ku “çelësat” dalin nga moda sepse dyert duhet të jenë të hapura dhe komunikimi më i pastër e më dinamik midis brezave, kombeve dhe shteteve dhe, ky mesazh vjen pikërisht ku nuk mungojnë forcat që duan të na çojnë te e shkuara e dhunshme dhe arkaike.
Gjuha filozofike e artistit italo shqiptar Alfred Mirashi Milot nuk flet me gjuhën tradicionale të legjendes së Rozafatit ku vëllezërit, pa komunikuar me njëri tjetrin, sakrifikojnë më të pafajshmen e familjes së tyre për të ndërtuar kështjellën legjendare ku murosën Rozafën e pafajshme dhe ku parimisht do mbroheshin nga invazionet e huaja…!
Kështu Legjenda tradicionale historike do të vihet në hapësirë dhe urbanistikë, por edhe në histori, përballlë artit modern i cili edhe nepermjet abstraksionizmit modern jepe hapësira komunikimi pa pengesa dhe pa porta ku mund të fshihet dobësia njerëzore për të realizuar qëllimin.
Urime Shkodra Loke dhe urime Milotit! /Nga Artur NURA, publikuar në Facebook/