Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pranojë kërkesën e ILD Për shkarkimin e gjyqtarit Kliton Spahiu, i cili bashkë me tre kolege te tij njihen si gjyqtarët që u paguan nga një biznesmen për të parë “El Clasicon”.
Vendimi u mor sot nga KLGJ, ndërsa në kërkesën e ILD thuhet se veprimet e magjistratit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm por edhe nga veprimet e vetë atyre si funksionarë të drejtësisë.
“Në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor si dhe të pranuara nga gjykata rezulton se nga ana e magjistratit Klidon Spahiu janë ndërmarrë veprime aktive me anë të përfitimit në mënyrë të drejtpërdrejtë, veprime të cilat janë vlerësuar se përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal, të kryera gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje direkte dhe me qëllim përfitim të parregullt prej tyre, duke favorizuar njërën palë ndërgjyqëse nëpërmjet dhënies së vendimi gjyqësor civil në favor të tij”, thuhet ne shkresen e ILD.