Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Jam informuar mëngjesin e sotëm me tubimin e mbajtur nga disa banorë të Dukagjinit para ndërtesës së Bashkisë Shkodër. Siç kam vënë në dijeni disa ditë më parë edhe banorët, për shkak të agjendës së përcaktuar shumë kohë më parë, ky takim sot ishte i pamundur.
Garantoj të gjithë banorët se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për ata të Dukagjinit. Siç bëmë realitet rrugën që kërkonin prej vitesh, do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët edhe për monumentin që ato kërkojnë për figurën e Lek Dukagjinit.
Në kohën më të shpejtë të mundshme, do të njoftoj përfaqësuesit e këtyre banorëve për ditën e takimit për të diskutuar së bashku.