TRAGJIKE – Gjendet i pajetë një 13 vjeçar, po kulloste bagëtitë në mal teksa…

Një 13-vjeçar me mbiemër Keqi është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac Malësi Kurbin, raporton nga vendngjarja.

Mësohet se ngjarja është raportuar rreth orës 12:00 të mesnatës në Policinë e Kurbinit.


Sipas burimeve kanë qenë tre fëmijë duke kullotur bagëtitë në mal ku dhe kanë gjetur armën.

Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan kanë nisur të luajnë me armën, e cila fatkeqësisht ka qenë e mbushur dhe për pasojë njëri nga fëmijët ka ndërruar jetë në vend.