Masakër në Vlorë. Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Resulaj, ku pas të shtënave me armë zjarri raportohet për 8 të vdekur dhe disa të plagosur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën 8 persona. Burime bëjnë me dije se ka dyshime që viktimat janë pjesëtarë të dy fiseve, një prej këtyre me mbiemër Zykaj.
Po ashtu ka dyshime se ka qenë një 24-vjeçar, që ka hapur zjarr me automatik ndaj disa të tjerëve, ndërsa thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Por ky fakt ngelet për t’u konfirmuar edhe nga kartelat mjekësore të spitalit psikiatrik të Vlorës.
Burime policore bëjnë me dije se aktualisht forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Priten të tjera detaje.