Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila zgjodhi të betohet për këtë vend tek një notere të mërkurën në kryeqytet, ka folur sot duke sqaruar edhe njëherë statusin e saj.
Media ka kontaktuar me Vorpsin duke e pyetur nëse ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën kushtetuese si këshilltare apo si anëtare e saj. Në përgjigjen e saj të shkurtër, Arta Vorpsi e thotë qartë se ajo ndodhet në këtë institutcion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.
Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë fort njëra tjetrën për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i Vorpsit:
Pyetje: Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?
Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare.