
Shkruan në Facebook Elisa Siropali, ministre dhe e deleguar e PS- së për Qarkun Shkodër për fushatën e 14 maj 2023: Thethi, zemra e Alpeve! Me banorë dhe pronarë të disa prej bujtinave mikpritëse të zonës.
Këta njerëz punëtorë e të fisëm që kanë investuar gjithçka te mikpritja e turistëve nga e gjithë bota, meritojnë më shumë vëmendje, shërbime dhe investime.
Me besimin e plotë se Beneti mund t’i japë një vizion dhe dimension krejt tjetër pushtetit lokal në Shkodër, për ta kthyer Thethin dhe zonën e mrekullueshme të Alpeve, në një nga motorët ekonomikë të krejt Shkodrës.