
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Thethi s’mundet me qenë veç kartolina e bukurive natyrore, por edhe shembulli i sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit. Nuk mjafton veç puna e një kompanie pastrimi, që ka për detyrë të grumbullojë e largojë mbetjet nga vendgrumbullimet; duhet kujdesi i secilit prej nesh.
Të shtunën, rreth 100 punonjës të Bashkisë e vullnetarë, do të jenë në Theth për të pastruar shtigjet e ecjes së këmbësorëve. Nisja bëhet në orën 07:00 nga vendparkimet pranë lulishtes, dedikuar Bashkia Shkodër .
Ju ftojmë të vini dhe ju!