Theqafja e kryeprokurorit famëkeq të komunizmit dhe një histori e vertetë në vitet e demokracisë me Aranit Çelën

Përpara se gjyshi im të “ikte” nga kjo botë na ndodhte që të dilnim për një shëtitje nga bulevardi. Intinerari hotel Dajti – Instituti i Arteve. Në një nga këto shëtitje, shoh që ngeli me shikim fiksuar diku, u zbeh, ndaloi dhe u mbështet fort tek unë.

I trëmbur e pyes në ndjehej mirë. Nuk foli në moment por pas pak çastesh rifilloi të ecte . E lashë në qetësinë e tij por ajo gjendje nuk po me shqitej nga mendja dhe rishtaz e pyes,


– Gjysh ç’pate, nuk u ndjeve mirë?

Pas pak, me sytë e njomur me thotë:

– Bir pata frikë, rrugës ti nuk e vure re, por u shkëmbyem me një moshatarin tim…
– Dhe pse pate frikë, i them.
– Ai ishte prokurori i komunizmit që më dha 20 vite burg o bir më tha, ai ishte famëkeqi Ariant Çela…

P. S.
Gjysh i dashtun, ai pleh ngordhi sot. Shpresoj në drejtësinë e të madhit Zot se në tokë rrojti si deshti. Unë si nip përhera do ndjehem fajtor që nuk pata trimërinë t’ ja përdridhja kokën në mes të bulevardit, ashtu si do e meritonte ajo specie zvarraniku. /Publikuar në Facebook nga Harris MURANA/