Një termet me magnitudë 5.3 ballë është ndjerë në Shkodër në orën 17.38 minuta. Ai është regjistruar nga stacionet sizmike brenda dhe jashtë vendit. Sipas Raportimit të parë, ka qënë 42 km në verilindje të Tiranës, 23 km në Jugperedndim të Peshkopisë dhe 11 km në Veri të Bulqizës. Epiqendra ka qenë afër qytetit të Burrelit. Thellësia e termetit ka qenë 2 km. Pas komunikimit me Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Bashkinë e Shkodrës, mësohet se deri në këto momente nuk ka njoftime për dëme. Lëkundja e parë që ishte shumë e fortë, është pasuar nga një tjetër më e lehtë, por që gjithsesi sidomos në katet e larta të pallateve, është ndjerë mjaft. Lëkundjet e sotme kanë sjellë jo pak panik tek qytetarët.