Termetet nuk i ndahen Ballkanit, pas Turqisë edhe Kroacia zgjohet nga lëkundjet e forta të tokës…

Termetet nuk po i ndahen Ballkanit. Pas turqisë, lëkundjet e forta të tokës janë ndjerë edhe në Kroaci. Në 06.28 sipas orës lokale, një termet me magnitudë 5.2 Rihter, ka shkundur fort tokën kroate.


Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, epiqendra e termetit ishte 49 km në juglindje të Zagrebit dhe 13 km në jugpërendim të Sisak. Thellësia e termetit ishte 10 km.

Përveç panikut tek banorët, deri në këto momente nuk ka informacione pët dëme njerëzore apo materiale.

ShkodraWeb Media © 2017 - 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara ‖ Lejohet kopjimi i materialeve duke përmendur burimin nga janë marrë!

ShkodraWeb Channel