Duke filluar nga e hëna që vjen, 16 tetor, Genc Gjonçaj, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Shtyllën. Gjonçaj, me profesion jurist, ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Nuk eshte e qarte se cila eshte arsyeja e ketij ndryshimi, por sipas gjasave lidhet me problemet ne dy seancat e fundit. Sekretari i Pergjithshem eshte titullari me i larte i administrates se Kuvendit. Mesa duket pamundesia e zbatimit te vendimeve nga administrata per largimin nga salla te deputeteve te perjashtuar nga Ruci si Basha e Noka dhe detyrimi per shtyrje te seances plenare, duket ka sjelle veprimin ekstrem te Rucit. Albana Shtylla, e zgjedhur ne organet e Vettingut, mesa duket nuk e ka kryer sic duhet detyren ose mungesa e saj ka sjelle problemet ne Kuvend./ShkodraWeb/