ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Të vertetat që pranoi publikisht Edi Rama…

Edi Rama doli dhe foli. U përpoq të shfaqej i vetëkontrolluar. Guxoi edhe të paralajmërojë me “21 Janarin”, të cilin e ktheu në vemendje të gazetarëve të pranishëm disa herë. Tamam si “xhaketat e kthyera”. Fati i pushtetit të tij, është në dorën e Policisë së Shtetit. Pra në dorën e ministrit Sandër Lleshaj. Vetëm budallai nuk e kuptoi këtë që pohoi kryeministri. Në mes pushtetit dhe Sandër Lleshit është drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Papritmas, ai u kthye fuqishëm në protagonist ndërsa ministri i ri i kishte “prerë letrat” për ta zëvendësuar. E në këto kushte, Veliu ka mundësinë të tregohet më i devotshëm nga sa ia lejon ligji. Sigurisht, falë edhe metodave “ushtarake” që gjenerali- ministër ia ka sugjeruar.

Loading...

Policia kishte qenë perfekte. Kështu tha kryeministri. Me përjashtim të një incidenti, siç e quajti Rama zhdepjen publike në shkop gome dhe jo vetëm, të Sait Dollapit, sekretarit organizativ të PD-së. Por edhe pse ishte “incident”, shefi i qeverisë as nuk aludoi ndonjë lloj ndjese të mundshme.

“Opozita nuk kërkon karrike, as pushtet. Madje i ka lënë ato. Mund të ulemi pa problem në negociata”, ishte e verteta e madhe që tha Rama, duke kujtuar edhe njëherë se opozita sot është popull. E thënë ndryshe, publikisht kryeministri certifikoi si të drejtë kauzën e opozitës. As edhe një argument për të bindur se opozita e ka gabim. Indirekt ai e pohoi se kryeministri është në krahun e gabuar, në emër të karrikembajtjes. E githë kjo për etje pushteti, por që para gazetarëve, ai e mbështolli me fjalë të mëdha si “mision”, “kontratë me qytetarët” etj.

Më shumë se një herë, bëri analogji me ish- kryeministrin Berisha. Nuk e kishte bërë asnjëherë, por me “sikur” dha disa përgjigje që më herët, në kthjelltësinë e tij, nuk do ti jepte. “Nuk jam dhe nuk mund të jem ndryshe nga Berisha”, duket se ishte mesazhi që dha në mes rreshtave Rama. Natyrisht, si Berisha kryeministër. Pavarësisht se e anatemonte negativisht, në kushtet aktuale krahasimi me “sikur” me Berishën, është mbrojtja më e mirë e mundshme e Edi Ramës.

Edi Rama tha shumë të verteta. Mes tyre, edhe të vertetën më të madhe dhe më të rëndësishmepër shqiptarët. Edi Rama është i sëmurë! Po, po, shumë i sëmurë madje. Vuan nga varësia e frikshme nga pushteti. Vetëm shqiptarët mund ta shpëtojnë, mund ta shërojnë, duke e ulurme këmbë në tokë! /Shënim i ShkodraWeb/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.