Skip to content
7 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Te vertetat e Edi Rames per Saimir Tahirin

ShkodraWeb 23 October, 2017
ramatahiriKry840

Nga Blerti Delija

Edi Rama ka folur haptas sot, ndoshta me haptas se cdo here tjeter ne keto 27 vite. Ka zgjedhur ta beje per ceshtjen e Saimir Tahirit. E ka bere para te gjithe shqiptareve dhe grupit parlamentar te PS-se. Shefi i qeverise ka thene te gjitha te vertetat qe mbase duheshin thene ose jo sepse mediat kane regjistruar cdo gje, por edhe organet ligjzbatuese, mes te cilave edhe Prokuroria. Pjesa e te vertetes per Saimir Tahirin brenda strukturave te PS-se, nuk i intereson shume cdokujt. Jashte kesaj “shtepie” sic e cilesoi Rama, po!

Saimir Tahiri ka qene minister fuqiplote, i mbeshtetur ne cdo kohe e rrethane sa ishte ne krye te dikasterit. Eshte mbrojtur politikisht nga cdo sulm qe i ka ardhur nga foltorja e Kuvendit dhe ato te opozites. Ajo qe i intereson me shume shqiptareve dhe qe e mesuan nga goja e kryeministrit: Saimir Tahiri ka qene totalisht i lire, i pavarur dhe i pandikuar ne vendimmarrjet e tij ne dikster dhe ne Ministrine e Brendshme. Pra, cdo gje qe ka bere ai, e ka bere ne pavaresine e tij te plote. Per gjera publike dhe jo, per gjera legale dhe jo. Gjithmone, ne driten e pozites aktuale juridike te ish- ministrit te brendshem. Kjo eshte nje e vertete, qe me shume se Tahirit i sherben vete Rames per ta bere publike.

Edi Rama tha nje te vertete te madhe, qe mbase jo te gjithe e kuptuan sic duhet. Lidhur me gjendjen juridike te Saimir Tahirit sot. Asnjehere nuk i ktheu dot nje pergjigje direkte, te shkoqur dhe pa dilema pyetjes: A eshte i pafajshem Saimir Tahiri? Ne fakt, kjo eshte pyetja qe i mungon pergjigja, per cdo shqiptar qe eshte i perfshire ne kete debat. E kush mund ta jape kete pergjigje, juridikisht, publikisht dhe shterruese? Askush tjeter pervec Prokurorise, e cila sipas kryeministrit me kerkesen per arrestimin e Tahirit gaboi, me apo pa dashje, e shtyre politikisht apo nga nxitimi nen presion publik. Nga sot, publikisht organi i akuzes eshte bere pjese e nje paragjykimi te mundshem ne vendimmarrjet e saj nga mazhranca por edhe opozita. Ne fakt, ashti sic ka ndodhur prej 27 vitesh, por Rama na e rikujtoi kete te vertete.

Nga sot, Saimir Tahiri eshte nje person qe ka vetem njefaresoj imuniteti: ate te pengimit te arrestimit te tij me vendim gjykate. Kete hapesire Rama ia ka mohuar “Drejteisise”, i pabindur akoma ne provat qe me dyer te hapura e te mbyllura paraqiti prokuroria. Tahiri eshte shkarkuar nga te gjitha pozicionet politike dhe shteterore edhe pse do te jete deputet i lire dhe me nje gjysem imunitet. Por ka dicka tjeter, e cila mbase nuk mund te inkuadrohet ne te vertetat qe qe Rama tha sot. Ne nenin 60, paragrafi 1/1. Pika 1 percaktohet qarte se “Votimi i fshehtë bëhet për çështje që kanë të bëjnë me personat.”. Pra, dy raportet e Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit per Tahirin te merkuren, do te behet i fshehte. E njejta gje perseritet edhe ne nenin 118, pika 4 specifikisht per procedurat e heqjes se imunitetit te deputetit ku percaktohet “Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.”. Saimir Tahiri ka qene minister, i cili sic e tha edhe kryeministri, ka qene sovran ne vendimmarrjet e tij. Sot, eshte nje deputet i thjeshte, pa asnje pozicion politik. E verteta qe duhet te mesohet tashme kur kane mbetur edhe pak ore nga e merkura eshte: A do te votoje ne blllok PS me 74 deputetet e vet ne mbrojtje te Tahirit ne seance plenare? A do te jete kompakte opozita ne numrat e saj? A ka bere deputete te pakenaqur Tahiri gjate kohes qe ishte minister? Keto jane te vertetat qe Edi Rama sot nuk i tha dot…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Perflitej por Blendi Fevziu e zyrtarizon: Nje tjeter minister i Rames i fotografuar me Habilajt ne Vlore
Artikull pasardhës: Policia e Shtetit paralajmeron: Kujdes kur blini ne internet, mund t’ju pastrohet totalisht llogaria

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.