“Unë nuk e kam takuar kurrë”, u shpreh Taulant Balla jashtë gjykatës së Tiranës, ku u pyet për deklaratat e Alizotit, në videon e publikuar një ditë më parë nga deputeti demokrat Salianji.
“Se kam takuar kurrë… asnjëherë”.
“Unë duhet t’iu them që prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje, të vazhdojë hetimet deri në fund edhe për video të tjera të servirura. Por, personat që nxjerrin videon s’duhet t’ia fusin vrapit, se largimi i djeshëm me shpejtësi i Salianjit (pas emisionit Opinion) me duke vënë në rrezik edhe rojat është i turpshëm. Sepse, në duhet të jemi të parët që nëse disponojmë prona t’ja vëmë në dispozicion prokurorisë”, tha Balla, i cili shtoi se deputeti demokrat rrezikon që ndaj tij të ngrihet një akuzë penale për fshehje provash.
“Pati disa ditë me radhë përpjekje nga Partia Demokratike që ta kthenin Babalen në hero kombëtare, tani del kunati dhe thotë ‘ka tradhtuar PD-në dhe ka kaluar këtej matanë’ s’janë aspak të vërteta. Çështja ka hecur mirë deri tani dhe i bëj thirrje ta çojë deri në fund”, shtoi kreu i deputetëve socialistë.