“Tani e kemi mendjen te Skënderbeu se..”, Vllaznia rigjen sulmuesin, Zhunior: Luftëtari është harruar sapo vërshëlleu gjyqtari

Vllaznia ka gjetur më në fund përsëri sulmuesin e saj. Braziliani Zhunior është kthyer pas 6 muajsh shtegtim e nuk ka vonuar shumë që të lërë gjurmë në paraqitjet e Vllaznisë me golat e tij. Ai shënoi 2 herë ndaj Luftëtarit në fundjavë dhe detyroi mbrojtësin Kukaj të shënonte autogol, duke bërë diferencën në një sfidë që mund të komplikohej shumë për shkodranët.


“Rezultati është i mirë për mua dhe për ekipin. Ndeshja dukej e lehtë por jo në fushë, ishim në vështirësi dhe na duheshin tre pikët. Fitorja ishte e mirë, jam i kënaqur me veten që shënova por nuk mjafton, skuadra pret me shumë. U ktheva pas një eksperience jashtë dhe dua të bëj mirë me këtë ekip ku isha edhe më parë”, theksoi Zhunior në një  prononcim për RTSH ku sqaroi se kjo sfidë nuk kishte qenë aspak e lehtë.

“Për mua dhe ekipin, Luftëtari është harruar sapo vërshëlleu gjyqtari. Tani e kemi mendjen te Skënderbeu se është ndeshje e drejtpërdrejtë. Vllaznia duhet të marrë ndeshjet hap pas hapi e të bëjë sa më mirë se vetëm ashtu mund të kemi ecurinë që  kërkohet”, tha ai.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania

Banka Credins