Talenti Mbappe ka zgjedhur klubin e tij, ja kush eshte…

Sezoni fantastik i Monaco-s kishte disa protagonistë, por pa dyshim një nga meritorët më të mëdhenj ishte Kylian Mbappe. Për futbollistin 18-vjeçar që shënoi 26 gola vitin e fundit pati një rritje stratosferikë të kartonit por kjo nuk i pengoi një sërë skuadrash të viheshin pas tij. “Telefoot” ka dhënë lajmin se talenti francez ka zgjedhur PSG dhe arsyeja është Neymar. Nuk saktësohet shifra që do të paguajë klubi parizien për 18-vjeçarin, por thuhet vetëm se do të jetë shumë e lartë.
Mbappe ka refuzuar kështu Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona për të qëndruar në Francë e për të luajtur me idhullin e tij brazilian. “Telefoot” konfirmon se Mbappe e adhuron ish-lojtarin e Barcelonës prej vitesh dhe tashmë pritet vetëm nisja e negociatave mes Monaco e PSG./balkanweb/