Java e 16-të e Kategorisë Superiore do të luhet mesjavën e ardhshme. Të 5-ta sfidat janë përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë. Në orën 13:00, spikat përballja mes kryesuesve të Kukësit dhe Vllaznisë. Sfidë kjo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Paralelisht me këtë takim do të zhvillohen edhe 2 sfidat e tjera, Luftëtari-Skënderbeu dhe Bylis-Laçi.
Në orën 16:00, do të zhvillohen edhe 2 takimet e tjera të javës së 16-të. Kampionët në fuqi të Partizanit do të jenë mysafirë në Durrës ndaj Teutës, ndërkohë që Tirane Egbosë do të presë Flamurtarin.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 16-TË:
E mërkurë 18 dhjetor:
Luftëtari-Skënderbeu ora 13:00
Bylis-Laçi ora 13:00
Vllaznia-Kukësi ora 13:00
Teuta-Partizani Ora 16:00
Tirana-Flamurtari Ora 16:00