Një ngjarje e rëndë është konsumuar gjatë orëve të natës në Shkodër. Banesa e një ish- polici është sulmuar me granatë. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Rus të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake raportohet se me granate është sulmuar banesa e ish- efektivit të policisë, Shyqyri Çela. Mësohet se janë thyer vetëm xhamat e banësës së Çelës, ndërsa ish- polici duket se ka qenë vetëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm.