Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Sulmet kanë si qëllim cënimin e imazhit…”, reagon kompania që iu sekuestruan asetet nga Prokuroria e Shkodrës

ShkodraWeb 19 April, 2024
bm group logo 2024

Shoqëria B.M sh.p.k ka reaguar në lidhje me njoftimin e Prokurorisë së Shkodrës ditën e djeshme (sekuestrimin e disa prej pasurive të shtetasit Ago Gjolaj) dhe i cilëson akuzat e saj si “tërësisht të pavërteta që përbëjnë një sulm të orkestruar me qëllime të paligjshme”.

Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., distributor zyrtar i produkteve Birra Bavaria dhe Pija Energjike 8S2, shprehet se këto aludime janë tërësisht “fantazi dhe shpifje, të cilat do të ndiqen institucionalisht”.

“Drejtuesit e shoqërisë kanë zbatuar dhe vijojnë të zbatojnë ligjin me rigorozitetin më të lartë dhe veprimatria e kësaj shoqërie ka qenë dhe vijon të jetë në përputhje të plotë me ligjin. Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., është taksapagues i rregullt dhe në çdo kohë dhe në çdo rast, ka zbatuar ligjin dhe me krenari është një shoqëri e standardeve Europiane”, thuhet në reagimin e kompanisë.

LEXONI EDHE: EMRI – Prokuroria e Shkodrës i sekuestron pasuritë e paluajtshme dhe 97 makina, të akuzuarit për kontrabandë dhe pastrim parash

Kompania garanton “konsumatorët dhe bashkëpunëtorët se puna dhe veprimtaria e shoqërisë do të vijojë duke siguruar në treg produket tona si gjithmonë, në cilësinë dhe standardin më të lartë”.

“Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., si edhe më herët, edhe sot inkurajon institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre mbi baza ligjore me synimin e vetëm zbatimin e ligjit. Ne jemi të bindur se çdo proces ligjor dhe mediatik ndaj shoqërisë dhe drejtuesve të saj, do të rezultojë në rrëzimin e të gjitha aludimeve dhe ‘akuzave’. Këto sulme mediatike dhe të gjitha aludimet do te rrëzohen institucionalisht, siç edhe ka ndodhur më parë”, vijon reagimin zyrtar shoqëria B.M. sh.p.k.

Shoqëria shprehet me bindje se sulmet kanë “një prapavijë tregtare dhe me qëllim të posaçëm dëmtimin e imazhit dhe veprimtarisë të shoqërisë, të cilave do tu përgjigjet institucionalisht”.

“Sulmet kanë si qëllim cenimin e imazhit të produkteve Birra Bavaria dhe pijes energjike 8S2, të cilat kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë lider në treg”, thuhet mes të tjerave në reagim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ANALIZË – A mund të jetë më e madhe dashuria e Ilir Metës për partinë e Blushin sesa për Monikën…?!
Artikull pasardhës: VIDEO – Vllaznia ka detyrim fitoren me Teutën, trajneri Osmani i kënaqur edhe me barazimin në Durrës…

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 3 të rinj, të përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
MOTI

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.