Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi ka publikuar një tjetër mesazh në rrjetet sociale. Jo radhë ai publikon mesazhe, kryesisht nga librat e shenjtë por edhe shprehje të përditshmërisë sonë si “sabri e ka selametin” të disa ditëve më parë.
Ditën e sotme, ai ka përcjellë një tjetër mesazh, këtë herë një thënie e Muhamed Ali i konvertuar në besimin ismal pasi më herët njihes si Cassius Clay. “Suksesi nuk vjen gjithmonë duke fituar. Suksesi i vërtetë vjen kur ngrihemi pasi biem. – Muhamed Ali -“, shkruan Xhaferi.
Edhe pse nuk ka shpjegime, Xhaferi duket se lidh mesazhin e tij me mosmiratimin nga Këshilli Bashkiak të fondit për shlyerjen e borxhit të Vllaznisë që mundëson licensimin për Kupat e Europës. Pavarësisht këtij vendimi, sponsori i Vllaznisë siguroi se do të gjendej një zgjidhje për situatë. /ShkodraWeb Media/