Tashmë e dimë se pirja e verës së kuqe në mënyrë të moderuar mund të jetë e mirë për shëndetin. Por, Dr. Michael Nicholl nga Universiteti i Missourit-t në SHBA është duke i çuar përfitimet nga kjo pije një hap para – duke hulumtuar aftësinë e saj për t’i vrarë qelizat e kancerit. Ai gjeti se përbërësi më i madh në verë – resveratroli – bashkë me rrezatimin mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave të kancerit, transmeton Gazeta Express.
“Kur merret resveratroli, rimëkëmbja e tyre (qelizave të kancerit) normale largohet”, tha ai për The Times. Kjo në kthim, e lejon rrezatimin që të koncentrojë fuqinë e tij për të hequr sëmundjen nga trupi. Kështu që, nuk është vetë përbërësi ai që e vret kancerin; është kombinimi i tij me rrezatim që mund të jetë shkatërrues për këto qeliza.
Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi që më shumë hulumtime duhet bërë për t’i mbështetur këto gjetje – por ky hulumtim jep shpresa për një terapi të ardhshme të kancerit. /Express
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!