
Konsumimi i peshkut dy herë në javë ul rrezikun nga mbyllja e arterieve, sulmet në zemër dhe tru, zbulojnë ekspertët. Shoqata Amerikane e Kardiologëve sugjeron konsumimin e 250mg të omega-3 në ditë. Studimet e mëhershme kanë treguar se ata me nivele më të larta të omega-3 jetojnë më gjatë.
Peshku i vajit besohet se është i mirë për shëndetin e njeriut, me mundësi përfitimesh për zemër, tru, sy dhe ata që kanë probleme me arterie dhe demencë.
Ekspertët amerikanë rekomandojnë njerëzit të konsumojnë salmon, makerel, haringa, sardina ose peshk ton. Studimi është publikuar në revistën Circulation.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!