Sapo ka shperthyer ajo qe mund te konsiderohet si ceshtja “Tahiri” ne politiken shqiptare, ShkodraWeb ka vendosur nje sondazh per te marre perceptimin publik lidhur me akuzat qe opozita shqiptare drejtonte ndaj ish- ministrit te Brendshem. Akuzat fillestare te opozites u mpleksen me ato te ardhura nga Italia dhe ne oret e fundit, edhe me ato te prokurorise e cila kerkoi zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit. Ne kete sondazh eshte perdorur nje metologji e tille: mundesia e votimit ka qene e perqendruar tek artikujt qe trajtonin kete teme. Vec kesaj, ShkodraWeb ka lene mundesine edhe per te ndryshuar qendrim me ndryshimin apo marrjen e mundshme te informacionit artikull pas artikullit. Sondazhi ka qene aktiv per me pak se tre dite dhe me vetem tre pyetje, duke lene te hapur edhe mundesine qe lexuesit te shtojne pergjigjen e tyre. Rezultatet e sondazhit jane si me poshte:
Duke i ndare ne perqindje 62% e votuesve mbeshtesin akuzat ndaj ish- ministrit Tahiri, duke u pergjigjur me “Po” pyetjes se pare. 24% e lexuesve kane thene se akuzat ndaj ish- ministrit te brendshem nuk qendrojne, ndersa 14% nuk kane ditur te pozicionohen duke u pergjigjur me “nuk e di”.
ShkodraWeb falenderon te gjithe ata qe dhane opinionin e tyre ne kete sondazh, i cili mendojme se do te pasohet nga te tjere sepse per ne mendimi juaj vlen.