Sapo ka nisur mbledhja e Keshillit te Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit. Saimir Tahiri eshte vete i pranishem bashke me avokatin Artan Hajdari. Jane te pranishem te gjithe antaret e Keshillit. Drejtimi i mbledhjes behet nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci. Si procedure, fillimisht flet perfaqesuesi i Prokurorise, me pas Saimir Tahiri dhe ne fund antaret e Keshillit. Pas marrjes se vendimit nga Keshilli, ai i paraqitet seances plenare te Kuvendit, i cili merr vendim me shumice te antareve te tij per heqjen ose jo te imunitetit te Saimir Tahirit. /ShkodraWeb/