Ashtu siç ishte lajmëruar edhe mëparë, këtë pasdite, anëtarët e Asamblesë Socialiste të Lezhës janë mbledhur sot në ambjentet e Pallatit të Kulturës për të zhvilluar “konklavën” me qëllim zgjedhjen ose mandatimin e kryetarit të ri të kësaj partie për Lezhën.
Kandidaturat e propozuara për Asamblenë kanë qënë tri: Ajo e kryetarit aktual Eduard Ndreca, e Sekretares së Këshillit Bashkiak Florida Zyberi dhe ajo Drejtorit të Sigurimeve Taulant Malshi.
Në përfundim të numërimit të votave rezultoi si mëposhtë:
Eduard Ndreca … 173 vota gjithsej.
Taulant Malshi … 65 vota gjithsej.
Florida Zyberi …terhequr nga gara.
Kështu Asambleja ka mandatuar Z.Eduard Ndreca si Kryetar i Partisë Socialiste të Lezhës. Në punimet e kësaj Asambleje ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Z. Sandër Lleshaj, njëkohësisht edhe koordinator politik për Qarkun Lezhë. /LezhaNews/