Pas ndarjes nga jeta të Indrit Çelajt i cili u shenjestrua më plumb në kokë nga vëllezërit Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, ka reaguar edhe babai i 26 vjeçarit. Batjar Çelaj duke shprehur d.himbjen e tij për humbjen e djalit ka thënë se këtë nuk ia uron askujt dhe e ka konsideruar si një fatkeqësi që ndodhte.
Më pas babai i Çelajt është shprehur se i biri nuk kishte konflikte dhe se ishte një njeri shumë i edukuar që nuk dinte të ofendonte kënd. Në fund Batjar Çelaj thotë se kërkon që drejtësia të bëj punën e saj për v.rasjen e të birit.
“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit . Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i v.dekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat . Çuni është v.rarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…” ka thënë ndër të tjera babai i Indrit Çelaj.
Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë nga Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po punonte në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”.