“Shumë shpejt, gruaja e Bilalit do të takohet me…”, zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet kryeministrit Rama

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi iu përgjigj shkurt deklaratave të kryeministrit Edi Rama në News 24, se Presidenti e kishte popullin në Whatsapp.


“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”- shkruan Blushi në Facebook.

Deklaratat e Ramës në “Real Story” në News 24.

Lela: Do e shkarkoni Presidentin apo do iu shkarkojë ai juve?

Rama: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.

Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?

Rama: Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

Gjekmarkaj: Është më i miri…

Rama: Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.

Balla: Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..

Rama: Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë.