Problemet me aplikimin për Ndihmën Ekonomike vazhdojnë të thellohen. Sistemi i aplikimit është hapur vetëm me datë 9 tetor 2018 ora 12.00, ndërsa duhet të ishte i hapur që me datë 30 shtator. Koha në dispozicion të aplikuesve është ngushtuar maksimalisht, duke pamundësuar aplkimin e familjeve në nevojë.
Pas kërkesave edhe nga Bashkia e Shkodrës por edhe bashki të tjera, Shërbimi Social Shtetëror ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për dy ditë, nga data 10 tetor sistemi do të qeëndrojë i hapur deri me datë 12 tetor 2018.