Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shtubina nuk tregon arsyen e ikjes nga Vllaznia, por nuk jane ceshtje financiare

ShkodraWeb 25 July, 2017
Ndriçim Shtubina ka mbyllur gjithçka me Vllazninë dhe, pas 6 vitesh aktivizimi radhazi, duket se nuk ka ndër mend të vazhdojë te shkodranët. Një ditë më parë, ai kishte paralajmëruar për “Panorama Sport” ultimatumin 4-ditor që i kishte vendosur klubit, por mesa duket nuk ka duruar. Fillimisht, ish-kapiteni i kuqebluve ka qartësuar gjithçka me një status në “Facebook”, ku ka njoftuar për largimin e tij nga shkodranët, të cilët janë në vendnumëro sa i përket sezonit të ri. “Nga ky moment jam lojtar i lirë, shpresoj që Vllaznia të blejë Mesin në vendin tim, s’kam çfarë flas më”, ishte mesazhi me plot ironi i futbollistit në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, Shtubina vendosi të mos dilte në stërvitje me Vllazninë. Ai bëri të qartë asokohe se kishte disa mosmarrëveshje me klubin për sa u përkiste kushteve kontraktuale për sezonin në vijim. Ndonëse ai tha se priste zgjidhjen e këtyre problemeve, me sa duket, gjërat nuk kanë shkuar në rrugën e duhur dhe futbollisti ka vendosur t’u japë lamtumirën shkodranëve.
Mirëpo, nga sa thuhet nga vetë lojtari, “divorci” i padëshiruar i tij me Vllazninë nuk ka pasur të bëjë me kontratën apo aspektin financiar. I kontaktuar dje nga gazeta, ai e cilësoi këtë largim të palidhur me anën financiare.
“Që sot (dje), jam lojtar i lirë. Më vjen keq, por unë nuk isha unë ai që kërkova këtë largim. Prisja një përgjigje, që në fakt ishte jo e duhura për mua. Problemi financiar? Jo, nuk bëhet fjalë për këtë, por për disa gjëra që as unë s’di pse ndodhën”, ka thënë ish-kapiteni i Vllaznisë.
Me largimin e tij, numri i lojtarëve nga skuadra e sezonit të shkuar që nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë shkon në 10. Për herë të fundit në një skuadër tjetër Shtubina është aktivizuar në vitin 2011 me Flamurtarin. Tashmë gjasat janë që 30-vjeçari të vijojë karrierën në një klub tjetër të Superiores.
Shtubina nuk ka dhënë detaje, por gjithsesi në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta. Burime pranë lojtarit tregojnë se ai është kontaktuar nga Laçi, por gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim se ku do të nënshkruajë. Kontrata e tij me Vllazninë është prishur në mënyrë konsensuale, pasi ishte edhe për një vit tjetër.
ADMIR URUÇI
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nis racionimi i ujit te pijshem
Artikull pasardhës: Baton, pash Zotin, ngrije stekën vlla…

TË FUNDIT

pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kevin dodaj 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton sërish Kevin Dodaj, mund Teutën në “Loro Boriçi” dhe shkon në +5 nga ndjekësit

ShkodraWeb 12 April, 2026 0
komisioni disiplina fshf

“Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.