Zgjerohet harta e të prekurve me korona virus në qarkun e Shkodrës. Burime jozyrtare bëjnë me dije se sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja me korona virus, ku njëri prej tyre është punonjës i policisë në burgun e Reçit.
Nga të prekurit një rast është infermiere në Reanimacionin e Shkodrës ndërkohë që rastet e tjera dyshohet se janë nga familjarë të prekurve të tjerë. Numri total i të infektuarëve në Shkodër arrin në 76.