“Informacionet unë i marr nga mediat”, kryebashkiakja Ademi: Qeveria i fsheh Shkodrës informacionet për të infektuarit me virus…

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi këmbëngul që qeveria po fsheh informacionet sa i përket të infektuarve me COVID-19 në Shkodër.


“E marr vesh nga media dhe ne duhet ta marrim vesh që në mëngjes. Bashkia duhet të dijë dhe të ketë informacion të domosdoshëm, mendoj që ka informacion të fshehur. Ne na dërgohen përmes prefekturës familjet që duhet t’u vijmë në ndihmë. Ne kemi dërguar vullnetarë dhe më ka rezultuar që ata kishin kontaktuar me familje që rezultojnë pozitive.

E pafalshme se duhet të sigurohemi që ato që shkojnë atje duhet të jenë të sigurt. Shkodrës po i fshehën të dhënat, nuk i është dhënë info sa qytetarë kanë marrë 127, dhe sa është numri i të infektuarve, një pjesë e mjekëve karantinohen dhe një pjesë jo. Shkodrës nuk është bërë e qartë dhe e dimë shumë mirë pse nuk u morën masat për vetëkarantinimin e detyrueshëm të atyre që erdhën nga dogana e Hanit e Hotit. Nuk është siguruar as policia dhe ministria që t’i verifikojë. I kam marrë personalihsht vetë dhe më kanë thënë që s’i kanë marrë në celular”, tha Ademi. /Report TV/

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel