Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur te mos ndyshojë masat kufizuese për të luftuar koronavisurin. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se duke vlerësuar situatën epidemiologjike në Shqipëri tha se pavarësisht rritjes së rasteve, është parë e arsyeshme që situata mund të mbahet nën kontroll me masat ekzistuese.
Sipas Rakacollit, problem mbetet zbatimi i masave. “Në krahasim me vitin e kaluar numri i të shtruarve është ndjeshëm më i ulët. Situata është më e kontrolluar dhe këtyre indikatorëve i përgjigjet mirë niveli i masave që ne kemi në fuqi, problem është zbatimit i tyre.Mendimi është që situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtat masa por duke i zbatuar ato dhe intensifikimi i vaksinimit”, u shpreh Rakacolli.
Ky fakt u përsërit edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik. “Masat nuk kanë ndryshuar, pavarësisht kohës së ngrohet, lëvizjes brenda ose jashtë vendit. Por duhet fuqizuar zbatimi i tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i maskës, distancomi social dhe higjena duhet të zbatohen”, tha Fico.
Masat qe mbeten ne fuqi:
1-Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancomi social
2-Grumbullimi jashtë deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancomi social dhe protokollet
3-Ora policore 24.00- 06.00, muzika e lejuar deri në 23
4-Lejohen kampionatet deri në 30% të kapaciteteve.
Sipas Rakacollit, shkak i rritjes se rasteve eshte qarkullimi i variantit Delta.
“Komiteti i ekspertëve vlerësoi indikatorët me qëllim përcaktimin e masave. Sic është vënë re edhe në raportimet tona ka një rritje të rasteve, e reflektuar edhe në rritjen e thirrjeve në urgjenca dhe shtrimet në spitale. Arsye kryesore është Delta që ka një shkallë më të lartë infektueshmëria. Në vend ka vazhduar vaksinimi, dhe kjo ka bërë që situatë të jetë nën kontrolle”, tha Rakacolli.