E RËNDË – Shqiptari 39 vjeçar në Itali humb jetën në sytë e familjes e miqve, hidhet në pishinë dhe nuk del i gjallë

Hidhet në pishinë në sytë e familjarëve dhe miqve, por del nga uji i pajetë. Ka ndërruar jetë menjëherë një 39 vjeçar me prigjinë shqiptare, me pushime këto ditë në hotel- rezidencën Koko në Lido di Savio, në provinën e Ravenna-s  në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 të së shtunës, ndërsa 39 vjeçari, rezident në Caragute (Milano), ndodhej në pistën e vaskës së pishinës së hotelit.


Sipas një rindërtimi të parë, duke u hedhur në ujë, burri ka përplasur fort kokën, edhe pse do të jenë karabinierët që do të përcaktojnë dinamikën e ngjarjes. Sipas ekzaminimeve të mjekëve, shqiptari ka humbur jetën për shkak të një traume kranike. Miqtë e tij kanë provuar menjëherë ta kthejnë në jetë, por pa sukses. Të pavlera edhe tentativat e urgjencës shendetësore që u thirrën për ndihmë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe operatorët e 118-ës dhe karabinierët e stacionit Savio aty pranë. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania