![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2021/06/termet-grafike-1.jpg?x28643)
Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter u regjistrua orët e para të mëngjesit 14 km në jug të Vlorës.
Sipas Instituit te Gjeoshkencave goditja u regjistrua orët e para të mëngjesit në 02: 50 me një thellësi 12 km.
Bëhet me dije se tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët e Vlorës. Nga tërmeti që u shënua këtë të hënë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.