Shqipëria u lëkund në orët e para të së dielës nga dy termete, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë magnituda….

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë lëkundur Shqipërinë pak pas mesnate, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti i parë me magnitudë 4 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar në orën 00:58, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në Bajram Curri, Tropojë.


Po e njëjta zonë është goditur nga një tjetër lëkundje e dytë në orën 01:31, me madhësi më të vogël, 2.7 ballë sipas shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona të Kosovës, Prizren dhe Gjakovë.