Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“Shqipëria po bëhej gati për të vënë duvakun e vendeve aziatike ku frymëzohet Rama”, mesazhi i fortë i Bashës…

ShkodraWeb 2 May, 2019
ramaBashaMontim18

Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve të opozitës në Elbasan, kreu demokrat Lulzim Basha tha se falë protestave, në Shqipëri u parandalua ajo që ai e cilëson vendosjen e “duvakut” të vendeve aziatike ku sundohet pa ligj. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama frymëzohet prej këtyre vendeve, duke mos preferuar të specifikonte ndonjërin prej tyre.

“Po të mos ishte për bashkimin tonë, sot Shqipëria do të bëhej gati të vendoste duvakun e vendeve aziatike që i nënshtrohen dhunës, sundimit pa ligj, autokratëve dhe diktatorëve. Këta sheh Edi Rama dhe frymëzohet, çfarë kanë ata më shumë se sa unë. Këta sheh Edi Rama. Ta blejë, ta përçajë apo ta largojë nga vendi kur nuk i bindet. Edi Rama i ke bërë hesapet pa popullin, hesapet pa popullin të nxjerrin me këpucë të kuqe. Ju bëj thirrje ta vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë. Nuk ka kauzë më të drejtë”, theksoi Basha.

Kreu demokrat tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor me Edi Ramën kryeministër.

“Beteja vazhdon. Në 30 qershor ne nuk do lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, proces farsë zgjedhor nuk do të ketë. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër”, shtoi ai.

Ai ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e radhës kombëtare, atë të 11 majit. “Derisa ky popull dhe qytetarët e këtij vendi të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të kemi një qeveri që mbron qytetarët shqiptarë, derisa në Shqipëri ti jepet fund standardeve të dyfishta, beteja do të vazhdojë orë e minutë. Ne do të luftojmë në çdo qytet e fshat. Ju ftoj ta kulmojë këtë betejë të shtunë në 11 maj. Deri në 11 maj armata e lirisë dhe demokracisë është në këmbë për të mos bërë asnjë hap pas, por vetëm hapa para drejt fitores së Shqipërisë si gjithë Evropa”, u shpreh ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Mos ktheni vizat për popullin tim, do t’i heqim vizën Edi Ramës dhe…”, Basha nga protesta e opozitës thirrje Evropës
Artikull pas: KQZ regjiston koalicionin e dytë për 30 qershorin, këto janë partitë që do “thyejnë në mes” Edi Ramën…

TË FUNDIT

deputet ps shkolle verore 2025
  • Aktualitet

Deputetët e rinj të PS- së në “shkollë verore” para nisjes së mandatit, lektor Rama dhe “garda e vjetër”

ShkodraWeb 11 June, 2025
parlament kosove 2025
  • Anëmbanë

Kosova për rekord “Guinness”, dështon për herë të 30-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës pas…

ShkodraWeb 11 June, 2025
celibashi zgjedhje 11 maj deri 15 gusht 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Zgjedhjet e 11 maj nuk mbyllen të paktën deri gjysmën e parë të gushtit”, Celibashi: Anuluam lejet vjetore…

ShkodraWeb 10 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Qejfi bahet me Shkodranë”, Bujar Qamili recitalin e jetës në “Loro Boriçi”, i dëmtojnë banerin e tij 16 June, 2025
  • SAGA E 11 MAJ 2025 – Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën… 16 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
benet beci alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 16 June, 2025
mario bacaj australi 2025
  • Anëmbanë

E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen

ShkodraWeb 16 June, 2025
ridval geraldaAAA likaj postribe 2025
  • Aktualitet

SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij…

ShkodraWeb 16 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.