Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mos heqë vizat për Shqipërinë, pasi opozita sipas tij do t’i heqë vizën Edi Ramës.
“Ne i hoqëm vizat, ne bëmë të mundur futjen në NATO dhe sot me këto standarde, vendi nuk do të bëhej as anëtare e Këshillit të Evropës. Sot u drejtohem miqve tanë evropian, mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës dhe bashkë me të, do t’ia heqim vizën krmit të organizuar. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga korrupsioni dhe do t’u kthejmë shqiptarëve dinjitetin, lirinë”, theksoi ai.
Basha tha nga Elbasani ku po zhvillohet protesta e opozitës, se Edi Rama bllokoi sërish rrugën e integrimit të vendit tonë, duke shtuar se nëna e të gjitha të këqijave është vjedhja e votës. Sipas kreut demokrat, me Edi Ramën, Shqipëria po përjeton ditët më të zeza që pas 29 vitesh.
“E gjithë Shqipëria e bashkuar sot çon një mesazh të qartë: Rama ik! Shkaktari i krizës totale të Shqipërisë, njeriu që ia mbylli përsëri dyert e Evropës, ka bërë për këto 6 vite zullume dhe krime në shtëpinë e çdo shqiptari.
Kryebashkiakët simbol të krimit dhe të korrupsionit si Qazim Sejdini me shokë nuk lanë asnjë aset publik pa vjedhur. Ne jemi këtu të vetëdijesuar se nëna e të gjitha të këqijave është vjedhja e votës. Duke vjedhur votat tuaja, Edi Rama ka shkaktuar mjerimin më të madh, dëshpërimin më të thellë. Me Edi Ramën nuk ka punësim, nuk ka Evropë. Ka vetëm krim, ka vetëm drogë.
Me Edi Ramën Shqipëria po përjeton ditët e saj më të zeza që nga dalja e diktaturës 29 viteve më parë. Ne kemi dalë këtu për të vulosur fatin e kufomës politike të Rilindjes. Ata kanë vendosur vetë fatin e tyre kur tradhtuan qytetarët dhe u vërsulën si çakej duke rritur çmimin e naftës më të shtrenjtë në Evropë. Edi Rama e ka vulosur vet fatin e tij dhe nuk ka forcë mbi tonë që e shpëton”, tha Basha.
Ne i hoqëm vizat, ne bëmë të mundur futjen në NATO dhe sot me këto standarde, vendi nuk do të bëhej as anëtare e Këshillit të Evropës. Sot u drejtohem miqve tanë evropian, mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës dhe bashkë me të, do t’ia heqim vizën krimit të organizuar. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga korrupsioni dhe do t’u kthejmë shqiptarëve dinjitetin, lirinë.
Kreu demokrat tha gjithashtu se falë protestave të opozitës, u bë e mundur Shqipëria të mos vinte atë që ai e quajti “duvakun” e vendeve aziatike ku sunduesit sundojnë pa ligj, duke shtuar se Edi Rama frymëzohet prej tyre.
“Po të mos ishte për bashkimin tonë, sot Shqipëria do të bëhej gati të vendoste duvakun e vendeve aziatike që i nënshtrohen dhunës, sundimit pa ligj, autokratëve dhe diktatorëve. Këta sheh Edi Rama dhe frymëzohet, çfarë kanë ata më shumë se sa unë. Këta sheh Edi Rama. Ta blejë, ta përçajë apo ta largojë nga vendi kur nuk i bindet. Edi Rama i ke bërë hesapet pa popullin, hesapet pa popullin të nxjerrin me këpucë të kuqe. Ju bëj thirrje ta vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë. Nuk ka kauzë më të drejtë”, theksoi Basha.