Një sasi me lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë një banese në pronësi të Aleks Ivanaj në Ishull-Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sakaq, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit, por policia ka mbërritur në vendngjarje.