Shkon në tre numri, edhe një tjetër kandidat dorëhiqet nga gara për kreun e PD Shkodër

Shkruan në Facebook Emiljano Çekini, kandidat për kryetar i PD Shkodër: Dua të falenderoj të gjithë Anëtarët Demokratë, për propozimin dhe për mbështetjen e tyre, për ti përfaqësuar në drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shkodër.

Me keqardhje , e ndjej detyrim t’ju informoj , që unë nuk do jem kandidat në proqesin e votimit për përzgjedhjen e kryetarit të degës , kjo për shkak të angazhimeve të mija familjare, për arsye shëndetësore!


Votimet zhvillohen nesër në hollin e Teatrit Migjeni, nga ora 08⁰⁰-19⁰⁰. Ju ftoj që të marrim pjesë masivisht në votime dhe të përzgjedhim më të mirin për të na përfaqësuar .

Respekt për secilin nga ju që më keni mbështetur , besoj që sëbashku do ecim përpara për të mirën e vendit dhe të Shqiptarëve”!