Shkodrani Kristian Demaj më 4 dhjetor në ringun e Tetovës për titullin kampion Europe…

Pas suksesit te vitit te kaluar kur u shpall kampion bote ne Federaten UBO, boksieri shkodran Kristian Demaj do te rikthehet serish ne ringun e boksit profesionist per te zhvilluar ndeshjen e rradhes.

Dhe serish per te luftuar per nje titull. Kete here, per titullin kampion Europe te kesaj Federate. Vete boksieri ka njoftuar pak me pare se ndeshja do te zhvillohet me 4 dhjetor.


Vendi i zgjedhur per te zhvilluar kete ndeshje eshte Tetova e Maqedonise se Veriut. Ende nuk eshte e qarte se kush do te jete kundershtari i Demajt, por ai ka premtuar suksesin edhe ne kete ndeshje.

“Me 04.12.2021 do te sjellim ne Shqiperi Gjerdanin e Kampionit Europes”- shkruan ai. Dhe ne fakt sa here qe e ka premtuar, Kristian Demaj ia ka dale t’i mbaje premtimet dhe keshtu shpreson te ndodhe serish.

Deri me tani ai ka zhvilluar 3 ndeshje ne boksin profesionist dhe i ka fituar te gjitha, ndersa tashme synon fitoren e katert dhe po ashtu edhe nje tjeter gjerdan.