Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Një takim miqësor e me vlerë ky i sotmi me Ambasadorin e Italisë në vendin tonë SH.T.Z.Fabrizio Bucci, përfaqësues të Institutit Italian të Kulturës, artistin shqiptaro-italian Alfred Mirashi MILOT e kolegë. Lidhjet e hershme të Shkodrës me Italinë janë një shtysë e fortë për bashkëpunime efikase mes nesh. Kultura e zhvillimi ekonomik janë në fokus të punëve e projekteve të përbashkëta.
Gjatë takimit, na u dha mundësia të shohim nga afër projektin fitues në konkursin ndërkombëtar ” Art në Hapësirat publike” organizuar nga Ministria e Kulturës, ideuar nga artisti i njohur ndërkombtarisht, Alfred Mirash Miloti.
“Çelësi i Shqipërisë”, është një skulpturë e projektuar për tu realizuar me çelik Corten, me përmasat imponuese 20 m e gjatë dhe 10 m e lartë. E ardhmja i takon fëmijëve në një shoqëri të hapur, pa ndalime, pa dyer të mbyllura, e ky mesazh i fortë lirie, që autori sjell me këtë krijim, duket se i shkon më së miri Shkodrës, që do ta mirëpresë këtë dhuratë.