Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.
Përfaqësuesi politik i PD Marash Logu deklaroi se sot u refuzua e drejta zgjedhësve të PD për të bërë transparencë mbi masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ai tha se në shtator do vijnë në kuvend deputetë që kanë blerë vota me para te pista
“U refuzua e drejta e PD dhe 630 mijë zgjedhësve që ne përfaqësojmë për të bërë transparencë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit në qarkun e Shkodrës. Ky qark është një ndër rastet më flagrante se si blerja e votës ka diktuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillit.
Në shtator vijnë në kuvend drejtpërdrejtë nga fenomenet kriminale të blerjes së votës si rezultat i bashkëpunimi të përfaqësuesve politikë të PS dhe partisë së Tom Doshit dhe do jenë në kuvend falë parave të pista.