
Qyteti i Shkodrës duhet si i rrethuar nga zjarret. Me sy të lirë, nga disa zona të qytetit shihen shtëllunga tymi që ngrihen në ajër. Mësohet se në peroferi të qytetit, në zonën e Bardhajve, janë shfaqur vatra zjarri.
Po ashtu, raportohet për vatra zjarri në zgjerim edhe në zonën e Berdicës, pikërisht në fshatin Mali Hebe. Këtu zjarri ka përparuar dukshëm duke shkrumbuar sipërfaqe të gjëra.
Ndërkohë, efektivët zjarrëfikës të MZSH Shkodër, të mbështetur nga banorë të zonës por edhe punonjës të ndërmarrjeve shtetërore, po punojnë për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit.
Raportohet edhe për një vatër tjetër zjarri të shfaqur në Velipojë, më saktësisht në zonën e njohur si “Rezervati”.
Prej disa ditësh, vatrat e zjarrit janë një problem i madh në disa zona të Shkodrës, duke filluar nga Parku Kombëtar i Alpeve, ku ka patur jo pak dëme nga flakët që në disa raste, dyshohet se janë të qëllimshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!