![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/09/muriqan-lezhe-takim-bashkia-shkoder-2023-1024x536.jpg?x28643)
Bashkia Shkodër, do të jetë përfituese e investimit që do të ndërmarrë BERZH për ndërtimin e rrugës Muriqan – Lezhë në kuadër të projektit të Korridorit Adriatik Jonian.
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është mbajtur takimi i grupit drejtues të projektit ku prezent ka qënë edhe Z/Kryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri, i cili garantoi mbështetjen maksimale nga institucioni ynë për këtë projekt kaq të rëndësishëm.
Me ndërtimin e Autostradës Adriatiko Joninane, Bashkia Shkodër ka një pëfitim të jashtëzakonshëm sa i përket krijmit të lidhjes direkte me vendet e BE, lehtësimit të trafikut në pikat ndërlidhëse me Velipojën dhe Muriqanin, por edhe në rindërtimin e rrugëve të brendshme lidhëse. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër/