Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Shkodra ka dy simbole, Kalanë e Rozafës dhe futbollin e femrave…”, Xhevdet Zekaj letër të hapur për Benet Becin

ShkodraWeb 6 August, 2023
benet beci xhevdet zekaj 2023

Urime për fitoren dhe shpresën që iu ke dhënë njerëzve për një Shkodër ndryshe. Shkodra ndryshe, ose ecja e saj përpara nuk mund të kuptohet pa futbollin kuqeblu, i të gjitha niveleve, sepse ky sport është fe’ për zotnillëkun e kryeqendrës së veriut. Kuptohet, edhe sportet e tjera kanë peshën e tyre, kanë nxjerrë kampionë të mëdhenj, janë emblema e Shkodrës. Në vizionin tuaj, me siguri duhet të jetë edhe sporti i femrave, krenaria e Vllaznisë, Shkodrës, por edhe e krejt shqiptarisë.

Zoti Beci; Shkodra ka dy simbole: kalanë e Rozafës dhe futbollin e femrave. Duam apo nuk duam, titujt kampionë kombëtarë radhazi, shkuarja deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, janë suksese që do të krenonin cilindo shqiptar edhe në fund të botës, jo më shkodranët, njeriun e parë të qytetit të artit, sportit, kulturës, arsimit e gjithçkaje meritore. Pra, mos e lini mënjanë mbështetjen për Vllazninë e femrave, përkundrazi, shfrytëzojeni imazhin e saj të ndritur për atë që ju e keni proklamuar si Shkodra ndryshe.

Në të vërtetë, Vllaznia e femrave është realitet krejt ndryshe jo vetëm për futbollin shkodran, por edhe atë shqiptar, një krenari kombëtare më vete. Me rezultate dhe jo me fjalë, në fushën e blertë dhe kurrsesi në letër a projekte 3D. Ato vajza kuqeblu, që ne i kemi konsideruar heroina të vërteta, duhet të vlerësohen tamam nga pushteti lokal. Ato ia kanë kaluar futbollit të meshkujve në rezultate, kanë sjellë në “Loro Boriçi” hiç më pak se emra gjigantë të futbollit europian si PSG, Chelsea, Real Madridi.

A mund të ketë imazh më të mirë për Shkodrën se kaq? Me siguri jo. Në Botërorin e femrave që po luhet këto ditë ka mjaft vajza që ishin kundërshtare të Vllaznisë, ishin bujtëse në Shkodër për Champions League, me fanellat e Realit, PSG dhe Chelsea.

A duhet ruajtur kjo mrekulli shkodrane? Me siguri po, duke pasur mbështetjen dhe vëmendjen tuaj kryesore, mbi të gjitha. Vajzat kuqeblu duhen reklamuar si shembulli i duhur për t’u ndjekur nga të rinjtë, për t’u larguar nga veset e këqija të teknologjisë dhe rrugës, për t’u marrë me sport dhe nderuar Shkodrën në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Ky duhet të jetë ndër të tjera misioni i pushtetit lokal, të cilin ju përfaqësoni në emër të ecjes përpara, të ndryshimit. Vllaznia e femrave ka arritur majat vetëm me kontributin e familjes së Lazër Matija, por duhet mbajtur në të tilla nivele edhe me mbështetjen e bashkisë së qytetit. Një person i vetëm si presidenti Matija ka bërë mrekullira deri tani, por përfaqësimi europian kërkon mbështetjen e të gjithëve, sepse shpenzimet janë kolosale. Ka njësi administrative shumë herë më të vogla se Shkodra, të cilat bëjnë jashtëzakonisht për sportin e tyre.

Mjafton t’u kujtojmë Rrogozhinën, Orikumin e ndonjë bashki tjetër të vogël, për të kuptuar se Shkodra duhet t’i mbajë fort, madje në “pëllëmbë të dorës” heroinat kuqeblu. Ato janë ajka e sportit shkodran, ndaj duhen trajtuar sikurse e meritojnë. Ato kanë hyrë në histori duke luajtur në fazën e grupeve të Champions League, sukses që nënkupton historinë e vetë sportit shkodran. Vllaznia e femrave qëndron si “aureolë” në kokën e kryeqendrës së veriut, njësoj si kalaja e Rozafës.

Ato duhen ruajtur e mirëmbajtur si krenari shkodrane e shqiptare, mision i cili kalon më së pari përmes jush, vizionit që keni naltuar gjatë fushatës zgjedhore. Puna e presidentit Matija, e drejtorit të sporteve në bashki Alban Hasani dhe e trajnerit Leka kërkon një dorë të fortë mbështetjeje për të qëndruar në majë. Kjo “dorë e ngrohtë” duhet të jetë e juaja si kryebashkiak i Shkodrës, si iniciator i ndryshimit. Vllaznia është Shkodra dhe anasjelltas, ndaj kjo lidhje unike ju thërret edhe ju për mbështetje. /Nga prof. dr. Xhevdet ZEKAJ/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nën akuzë si organizator i rrëmbimit të Jan Prengës, arrestohet në Kosovë 29 vjeçari nga Shkodra i shpallur në kërkim
Artikull pasardhës: “Dikush të vijë këtu, se nuk lëviz dot”, moderatorja e njohur shqiptare ndalohet nga policia në Zvicër, ja arsyeja

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.