Policia italiane ka vënë në pranga tetë shqiptarë me origjinë nga Lezha për trafik d.roge dhe p.rostitucion në Milano. Gjatë aksionit, që ka nisur që prej vitit 2017 janë sekuestruar edhe një apartament, makina dhe llogari bankare të tetë shqiptarëve. Ata akuzohen se kanë trafikuar 20 kg k.okainë në Lombardi. Gjithashtu banda shqiptare shfrytëzonte për p.rostitucion disa vajza duke fituar 3000 deri 4000 euro në natë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë.