Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se Kushtetutshmërinë e aktit të Presidentit mund të gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri apo parlament. Mediu shkruan se edhe kur Parlamenti ndërmerr hapa për të shkarkuar kreun e shtetit, sërish vendimin përfundimtar e merr gjykata Kushtetuese dhe ajo ata që kreu i PR i quan “zëdhënësit e të keqes”.
“Rama po çmend gjithë Rilindjen bashke me sojin e pushtet lëpirësve, po çmend Institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetet që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin. Për ata që janë të marrë apo që bëjnë sikur,
Kushtetutshmërinë e aktit te Presidentit e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri parlament apo KQZ.
Edhe kur parlamenti ndërmerr hapat për shkarkimin e Presidentit dhe voton për shkarkim e tij është Gjykata Kushtetuese që vendos dhe jo Rama apo zëdhënësit e së keqes.
Çdo veprim tjetër është antikushtetues është grusht shteti që Rama e ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese.
Të ishte gjallë Dritëro Agolli do vertiate fort: ‘Ne vendin tim në vendin tënd një kryeministër i marrë të tërë i çmend’”, thekson Mediu.